E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 emrat që përfliten për të marrë Himarën
Lajme

3 emrat që përfliten për të marrë Himarën

Tërheqja e Jorgo Goros dhe burgosja e Fredi Belerit i kanë lënë vend kandidaturave të reja për bashkinë e Himarës.

Mësohet se në negociatat Tiranë-Athinë për prapaskenat e Himarës, qarkullojnë fjalë në mediat greke se Edi Rama ka propozuar emrin e “shqiptarit” me gjak greku Vangjel Tavon për kryebashkiak. Ndërkohë ish-deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço ka zbuluar dy emra të rinj.

Bëhet fjalë për gazetarin fikogrek të Top Channel Ilir Paço dhe biznesmenin me lidhje qeveritare që ha paratë e qytetarëve Theodhori Çamin.

Miço ka deklaruar se Beleri ka kërkuar nga burgu që ta zëvendësojë një nga anëtarët e listës së tij për kandidaturën e bashkisë Himarë dhe pa konsesusin e këtij të fundit Greqia nuk do e pranojë.

“Ngri njërin, plas tjetrin”,-thotë populli kur bie fjala për kandidaturat e përfolura deri më tani për bashkinë e Himarës, të cilën shteti shqiptar e ka lënë historikisht si bashki minoritare greke brenda Shqipërisë.

Dikur i LSI, Vangjel Tavo njihet më së miri për shkrirjen e degës e partisë së Likes në Gjirokastër duke ia drejtuar ushtarët drejt e në PS me shpresën se Rama do e kandidonte për njërën prej bashjive jugore. Një socialist në thelb i kamufluar si LSI-st ashtu siç kamuflon atdhe-dashurinë për Greqinë me atë fasadë për Shqipërinë.

Ilir Paço i njohur ndryshe si grekofili i medias, është mbështetës haptazi i grekëve dhe kryesisht atyre që kanë lidhje me Partinë Agimi i Artë. Ai është akuzuar shpesh publikisht se punon si përçarës i popullit dhe përhapjes së propagandës anti-shqiptare.

Theodhori Çami, një nga biznesmenët e medias që synon të hyjë në politikë falë rrënjëve të tij. I përkëdheluri i Belinda Ballukut, përpos faktit se ka ngrënë nga paratë publike  prisni që përpos lajkave për qeverinë në televizionin e tij të shihni të transmetohen lajmet në greqisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.