E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 kryebashkiakë socialistë të prekur nga ligji i dekriminalizimit
Publik News

3 kryebashkiakë socialistë të prekur nga ligji i dekriminalizimit

Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019 shkodranët ia besuan Valdrin Pjetrit drejtimin e Bashkisë Shkodër, ai dha dorëheqjen nga marrja e detyrës, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit. Për pasojë Voltana Ademi, me mandat të përfunduar kushtetues prej gati dy vjetësh, vazhdon të drejtojë bashkinë më të madhe në Veri të vendit.

Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate të pakujdesshme, kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, dha dorëheqjen. Ajo u zëvendësua fillimisht në postin e nënkryetares e më pas atë të kryetares nga Emirjana Sako.

Edhe Bashkia e Vorës, për shkak të problemeve të Agim Kajmakut me deklarimin e formularit të dekriminalizimit, pas një kalvari të gjatë emërimesh shkarkimesh e dorëheqjesh të drejtuesve të emëruar të saj, ka sot një tjetër të emëruar dhe jo të zgjedhur, Gentian Picarin.

Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, sot ajo drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili mësohet se nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki.

Dionis Imeraj, ish-kryetari i Bashkisë Dibër, dha dorëheqjen pak javë më parë për shkak të kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht kryetar i bashkisë në detyrë është Shkëlqim Murrja.

Gjatë këtyre dy viteve Partia Demokratike ka akuzuar edhe disa kryebashkiakë të tjerë socialistë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Presidenti Meta nuk ka dekretuar asnjë datë për zgjedhje të pjesshme në bashkitë ku mungon kryetari për shkak se ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

bashkite pa kryetar
Emrat

Më 23 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Neni 61 i ligjit për vetëqeverisjen vendore përcakton qartë procedurën që ndiqet pas përfundimit para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë.

“Pas depozitimit të dorëheqjes së kryetari të bashkisë pranë këshillit bashkiak, sekretari i këshillit njofton prefektin për dorëheqjen e tij. Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit. Në rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit organizohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor”.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.