E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 te arrestuar në lagjen e Licëve, pranga dhe një biznesmeni
Publik News

3 te arrestuar në lagjen e Licëve, pranga dhe një biznesmeni

RENEA aksion blic në Shkodër, 3 te arrestuar në lagjen e Licëve, pranga dhe një biznesmeniForcat RENEA në bashkëpunim më FNSH Shkodër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer një aksion mbrëmjen e djeshme, në kryeqendrën e Veriut, ku kanë shoqëruar tre persona në lagjen e Licëve. Të tre shtetasit e shoqëruar udhëtonin me një automjet tip ‘Mitsubishi’ me ngjyrë blu me targa AA 579FG.

Një prej të ndaluarve është kushëri i Barush Bregut i cili u arrestua nga RENEA në zonën e Komunës së Parisit në 4 Maj të këtij viti, i dënuar më 4 vite burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje paleje.

Këta persona dyshohet se kanë qënë në kërkim nga DVP Shkodër. Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në zonën e Shkodrës është ndaluar dhe një tjetër person, Xhemiljano Ndou të cilit pas kontrollit iu gjet lëndë narkotike. Ndou është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për operacionin që dyshohet se ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.