3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova me COVID
Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini ka njoftuar se mes 27 pacientëve të infektuar me Covid-19, të shtruar në spitalin e Infektivit, janë dhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.
‘Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë’, tha Tomini.
Ndërkohë ditën e sotme janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në Shqipëri në 766.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



