E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30 mijë emigrantë sirianë te dera jonë
Publik News

30 mijë emigrantë sirianë te dera jonë

Shqipëria po përgatitet për fluksin e madh të emigrantëve sirianë dhe planifikon të ngrejë katër qendra pritëse në jug të vendit, në kufi me Greqinë.

Prej disa ditësh numri i emigrantëve sirianë që po tentojnë të hyjnë në Greqi nga Turqia është rritur ndjeshëm, pas kërcënimit të presidentit Rexhep Taip Erdogan për “të hapur dyert”.

Turqia strehon mbi 3 milion emigrantë nga Lindja e Mesme. Sipas Top Channel Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria  të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia.

Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.