E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30 Qershori, instalimi i regjimit të Ramës’/ Lubonja: Ose do durojmë dhunën e tij, ose të bëjmë dhunë për ta rrëzuar
Lajme

30 Qershori, instalimi i regjimit të Ramës’/ Lubonja: Ose do durojmë dhunën e tij, ose të bëjmë dhunë për ta rrëzuar

Në një lidhje direkte nga Italia për emisionin “Të pakespozuarit” në News 24, analisti Fatos Lubonja është shprehur se, votimet e 30 qershorit ishin një referndum, ndërsa shtoi se jemi përballë dy rrugëve: “ose do durojmë dhunën e Ramës ose të bëjmë dhunë për të rrëzuar Ramën”

Për Lubonjën, 30 qershori ishte hap i radhës i instalimit të sistemit të Edi Ramës.

“Për mua 30 qershori ishte etapë e një procesi të nisur tashmë nga Rama. Mendoj është një proces i instalimit të një regjimi të kontrolluar prej tij nëtë gjitha institucionet. 30 qershori ishte hap më tej në këtë proces. Bolino tha se 30 qershori kishte një lojë, dhuna nga njëra anë ose paqja dhe fitoi paqja. Ndërsa për mua ishte hap më tej i Ramës që ka ndërtuar një pushtet, që zgjidhni ose paqe me mua ose do keni dhunë. Ose të durojmë diktaturën e Ramës ose të përdorim dhunë që nuk e duam asnjë. 30 qershori ishte etapë”, u shpreh Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.