E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja shqiptare i vë “flakën” rrjetit
Lajme

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja shqiptare i vë “flakën” rrjetit

Një deklaratë e drejtpërdrejtë e këngëtares shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Artistja publikoi në TikTok një video me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të, ku ndau disa reflektime personale për jetën dhe rrugëtimin e saj.

Në videon që u bë shpejt virale, këngëtarja përmend disa nga aspektet kryesore të jetës së saj në këtë moment të rëndësishëm.

“Sapo mbusha 30 vjeçe, që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për tre dekada. Por gjithashtu kam punën e ëndrrave të mia, një familje mbështetëse, miq të mirë dhe qetësi mendore. Këtë vit do të publikoj edhe albumin tim të parë”, shprehet ajo në video.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe mënyrën e hapur me të cilën foli për jetën personale, ndërsa të tjerë kanë hapur debat mbi zgjedhjet personale dhe mënyrën se si ato diskutohen publikisht.

Videoja vazhdon të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer momentin e ditëlindjes së këngëtares në një nga temat më të komentuara online.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.