30-vjeçarja që braktisi foshnjën u mbajti shtatzëninë të fshehtë, flet vëllai: Nuk e dua as jetën me atë që bëri
E mora motrën nuk ma hapi telefonin, as nusja ime. Ma hapi djalin dhe më tha për policinë
Dyshova i thashë mamit ta pyeste, dhe motra iu përgjigj “atë punë keni ju”, Ndoshta ka pasur frikë të fliste, mua më kishte frikë se këto gjëra i kisha pikë të dobët.
Është lidhur me shokun tim. Motrën e ka alkoolizuar dhe më pas ka bërë ato gjëra. Motra më tha që më ka dhënë alkool.
I kam thënë se çfarë halli ke më trego. Ka mbi një vit që është e larguar nga unë.
Ai kishte lidhje me dikë tjetër nga Lushnja, ka vajtur atje jashtë ka bërë fëmijë tjetër.
Ashtu kemi marrë vesh ne gjërat.
Pse ma bëri këtë mbrapa shpine, të mos më alkoolizonte motrën. Motra i ka thënë që jam shtatzënë, por ai i ka thënë që nuk më intereson. Nëse do e dija do e dërgoja në spital.
Nuk e dua as jetën time me atë që ka bërë motra ime, nuk ia fal as vetes sime. S’më ka treguar.
I thosha motër se ke mirë këtu, shiko rrugën e drejtë i thosha”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



