E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
31 Gusht 2019 dita e fundit e Verës meteorologjike
Lajme

31 Gusht 2019 dita e fundit e Verës meteorologjike

MOTI

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore në Europën Verirore e cila po mban në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të stabilizuar.

E Shtunë dt 31 Gusht 2019 dita e fundit e Verës meteorologjike do të dominohet nga kthjellimet dhe prani të vranësirave kalimtare në ultësirën Perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale  6 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë larta.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   16/32°C 

Zonat e  ulëta    18/36°C

Zonat  bregdetare  22/34°C

E Shtunë 31 Gusht 2019

E Diel 01 Shtator 2019
E Diel dt 01 Shtator 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale  6 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   15/29°C 

Zonat e  ulëta    18/36°C

Zonat  bregdetare  22/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.