E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
31-vjeçari arrestohet u konfliktua me disa persona
Lajme

31-vjeçari arrestohet u konfliktua me disa persona

Një 31-vjeçar u arrestua nga policia pasi u përfshi në një konflikt me disa persona të tjerë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kujtim Laro” në kryeqytet ku ky shtetas gjithashtu ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë.

Në momentin e konfliktit me personat e tjerë, ka ndërhyrë policia për të bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit me iniciale A.B. por ky i fundit i ka kundërshtuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij” – njofton policia.

Një tjetër 26-vjeçar me iniciale F.P. u arrestua pasi ka përplasur motorin me drejtues shtetasin Z.L. i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” – njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.