E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3,175 dollarë për një xhaketë! Firma japoneze, e preferuara e Ramës!
Publik News

3,175 dollarë për një xhaketë! Firma japoneze, e preferuara e Ramës!

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku inspektoi projektin e ri të infrastrukturës turistike, por ajo që u vu re ishte veshja e tij.

Rama i njohur për veshjet e tij aspak të zakonshme, sot kishte veshur një xhaketë aspak të thjeshtë.

Xhaketa është e firmës japoneze ‘Yohji Yamamoto’, e bazuar në Tokio & Paris dhe kushton plot 3.175 dollarë.

Për këtë veshje të shtrenjtë ka reaguar dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. “Falenderoj Yamamoton po sidomos familjen per sakrificat qe u detyruan te bejne per te me ofruar kete dhurate modeste ne kete vit te veshtire…”

Postimi i Palokes

Veshje të tilla të shtrenjta janë parë edhe te politikanët e tjerë. Xhupi ‘Mc Claren’ i Arben Ahmetaj është vënë disa herë në shënjestër të portaleve….këtë herë ishte rradha e Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.