Video e fundit për Vis Martinajt, shkon në shtëpinë e të dashurës dhe largohet me makinë
Kjo është video e fundit e publikuar e ish-bosit te kumarit Ervis Martinaj, një para se të zhdukej ditën e 11 gushtit 2022.
Kjo video është regjistruar në kamerat në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh teksa pamjet tregojnë që ngjit ashensorin me një qese ushqimesh “take-away” në dorë.
Më pas shihet të largohet me mjetin e tij të blinduar super luksoz tip Benz i cili u gjet i braktisur në rrugën e Kombit.
Asgjë nuk është konfirmuar në lidhje me fatin e biznesmenit të lojërave të fatit që nga periudha kur u zhduk pa lënë gjurmë. 36-vjeçari është emër i lakuar në kronikën e zezë në Shqipëri.
Ai njihet për përfshirjen e disa prej ngjarjeve më të bujshme në botën e krimit në vend. Teori të ndryshme kanë qarkulluar për Martinajn që nga koha kur është zhdukur por asgjë nuk është konfimuar ende me prova
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



