34.2 milionë euro, fitimi i Ramës nga 1 kullë, 205 milionë euro në total për 6 kulla
Partia Demokratike ka bërë transparente sot sesa e kanë llogaritur ekspertët, fitimin personal të Kryeministrit Edi Rama nga ndërtimi i 6 kullave mbi truallin e Teatrit Kombëtar.
Albana Vokshi, deputetja e PD, dha shifrat para mediave: “Sipas përllogaritjeve të ekspertëve, fitimi minimal për një kullë është 34.2 milionë euro, ndërkohë që fitimi i përgjithshëm i planifikuar nga Edi Rama nëpërmjet skemës mafioze të grabitjes së pronës publike, duke shembur Teatrin Kombëtar për të ndërtuar 6 kulla, është të paktën 205 milionë euro.
Sikurse e shihni në ekran, për një kullë, ekspertët kanë llogaritur mesatarisht 137 metër katrorë herë 30 kate, 17 100 metra katrorë.
Për një kullë shumëzuar për fitimin minimal të llogaritur për metër katror , 34.2 milionë euro, po për 6 kulla? 205.2 milion euro fitim minimalisht Edi Rama duke shembur Teatrin dhe duke ia dhënë falas pronës publike, kompanisë publike.”





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



