E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
34-vjeçari në Vaun e Dejës dhunon prindërit dhe shkatërron orenditë shtëpiake, kishte kanabis me vete
Lajme

34-vjeçari në Vaun e Dejës dhunon prindërit dhe shkatërron orenditë shtëpiake, kishte kanabis me vete

Një 34-vjeçar në Vaun e Dejës ka dhunuar prindërit dhe më pas ka shkatërruar orenditë shtëpiake. Pas ngjarjes, 34-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë. 34-vjeçari është identifikuar si shtetasi me iniciale N.P, të cilit iu gjet edhe një sasi kanabisi gjatë kontrollit të policisë.

Njoftimi i policise:

Vau i Dejës/Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.