E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
35 deputetë të opozitës depozitojnë për herë të dytë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet
Lajme

35 deputetë të opozitës depozitojnë për herë të dytë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet

Deputetët e opozitës këtë të hënë kanë depozituar nga e para kërkesën e 35 ligjvënësve për ngritjen e Komisionit Hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike.

Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e këtij Komisioni.

Pas tërheqjes së deputetit Agron Duka, deputetët nismëtarë ridorëzuan kërkesën duke plotësuar atë me nënshkrimet e nevojshme. Por socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka.

“Mblidhini të njëjtët firmëtarë dhe hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. I përmbush kriteret formale me një deputet që thotë se është tërhequr. Kërkesën bëjeni nga fillimi për të plotësuar kriterin formal” – u shpreh kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Deputeti Gazment Bardhi tha nga ana tjetër se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëve të tjerë. Bardhi akuzoi mazhorancën se po nxjerr justifikime të kota, për të penguar hetimin dhe transparencën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike.

“Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit  dhe kushtetutës. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë për sa i përket investimeve strategjike”– tha Bardhi.

Deputetët firmëtarë

  1. AGRON GJEKMARKAJ
    2. ALFRED RUSHAJ
    3. ANDIA ULLIRI
    4. ARBI AGALLIU
    5. BLEDJON NALLBATI
    6. BUJAR LESKAJ
    7. DASHNOR SULA
    8. DASHAMIR SHEHI
    9. DHURATA ÇUPI
    10. EMILJA KOLIQI
    11. ENKELEJD ALIBEAJ
    12. ERALDA BANO (TASE)
    13. FERDINANT XHAFERRAJ
    14. FLAMUR HOXHA
    15. FATJON VEIZAJ
    16. FATMIR MEDIU
    17. FLUTURA AÇKA
    18. GAZMENT BARDHI
    19. GRETA BARDELI
    20. ILDA DHORI
    21. HELIDON BUSHATI
    22. JORIDA TABAKU
    23. KASTRIOT PIROLI
    24. XHELAL MZIU
    25. KRESHNIK ÇOLLAKU
    26. LEFTER GËSHTENJA
    27. LINDITA METALIAJ
    28. LULZIM BASHA
    29. MERITA BAKIU
    30. ORJOLA PAMPURI
    31. RAMADAN LIKAJ
    32. SAIMIR KORRESHI
    33. SELADIN JAKUPLLARI
    34. ZEF HILA
    35. ZHENI GJERGJI
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.