35-vjeçari liron peng ish-gruan pas negociatave me RENEA-n
Ngjarja e rëndë e regjistruar në Fier ka marrë një kthesë të re, pasi autori i dyshuar, 35-vjeçari Refit Buzi, ka liruar ish-të fejuarën që e mbante peng prej disa orësh.
Pas një ndërhyrjeje intensive dhe negociatash të zgjatura me forcat speciale RENEA, ai ka pranuar të lejojë largimin e saj, duke ulur përkohësisht tensionin në zonë. Megjithatë, operacioni për kapjen e tij vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për ta bindur të dorëzohet pa përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Sipas të dhënave paraprake, më herët gjatë ditës, Buzi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Po ashtu, ai ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plaka, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, 35-vjeçari u largua nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me forcë edhe ish-të fejuarën, çka ngriti alarmin për një situatë të mundshme pengmarrjeje. Forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se ai fshihet, ndërsa negociatorët vijojnë përpjekjet për ta bindur që të dorëzohet në mënyrë paqësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



