35-vjeçari nga Kurbini vdes në burgun e Greqisë, shkaku mister!
Një ngjarje tragjike mësohet se ka ndodhur në burgun e Korfuzit në Greqi. Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë një i burgosur shqiptar..
Ky i fundit mësohet se është një 35-vjeçar nga Kurbini me inicialet L.B. Shqiptari pritet të sillet sot drejt Shqipërisë, ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit nga familja..
Sipas një të afëmi, ngjarja ka ndodhur para 3 ditësh, teksa lidhur me vdekjen e tij nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



