36 deputetë depozitojnë në Kuvend mocionin për Presidentin
Mësohet se 36 deputetë socialistë kanë firmosur propozimin e bazës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Ata kanë depozituar në Kuvend mocionin me firma për shkarkimin e Ilir Metës, duke “e detyruar” Gramoz Ruçin të caktojë seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e kreut të shtetit.
Shkarkimi i Presidentit të Republikës parashikohet nga neni 90 i Kushtetutës.
Por duket se përpjekja e socialistëve është e kotë . Konstitucionalisti Sokol Hazizi e sqaron qartë :
Kushtetuta e RSh.
Për mos t’Ju lodhur, se helbete,
Neni 65, pika 1, prg.2.
“Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”.
Neni 65, pika 4.
“Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme”.
Neni 71, prg. 1.
“Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve”.
Kodi Zgjedhor.
Neni 163, prg.1.
“Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt”.
Referuar dhe dispozitave të tjera kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, Parllamenti sotëm jo vetëm që duhej shpërndarë më parë, por në mënyrë absolute nuk mund të marrë vendime të rëndësishme, siç mund të jetë shkarkimi Presidentit të Republikës, ndonëse e ka tepruar, por mbrohet nga neni 90, pika 1, që citon se,
“Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij”.
Kaq për sot. Mos harroni se nuk mbulohet “M” e madhe shtypi, me “sh” të vogël të shtypit! 😉🤣
Uuuuu se desh harrova, që tani kemi Gjykatë Kushtetuese! 🤣
Pika në “B” të madhe të shtypit! 😩
***
Pakë ditë me parë në celularët e socialistëve mbërriti një SMS sipas së cilës ata duhet të shkonin në zyrën e Gramoz Ruçit për të firmosur mocionin e shkarkimit të Ilir Metës.
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



