E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
37-vjeçari  nga Kosova kapet duke vjedhur në Sarandë
Lajme

37-vjeçari nga Kosova kapet duke vjedhur në Sarandë

 

EMRI – VIDEO

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet si autor i 3 vjedhjeve në lagjen nr 1 të këtij qyteti.

Në kuadër të operacionit të koduar “Same” u bë e mundur kapja e shtetasit Ardian Gashi nga Kosova, ndërsa iu sekuestruan 2 armë të ftohta (thika), që ky shtetas i mbante në automjet.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga policia 37-vjeçari futej në subjekte tregtare dhe vidhte produkte.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Same”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– A. G., 37 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasi A. G. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës, konkretisht:

– Më datë 26.04.2022, dyshohet se ka vjedhur motorin e një mjeti lundrues të ankoruar, në pronësi të shtetasit T. M.;

– Më datë 19.09.2022, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike, në një subjekt tregtar;

– Më datë 04.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një subjekt tregtar.

Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte në momentin e ndalimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë të ftohta (thika).

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.