E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
38-vjeçari bie në prangat e policisë
Lajme

38-vjeçari bie në prangat e policisë

Gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë duke qarkulluar me automjet, nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm, në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë“, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 38-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Seksionit për Narkotikët në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Detonatori”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke qarkulluar me automjet, nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm, në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, 2 karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 motomjet dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e përgatiste në doza të vogla, gati për shitje në zonat e lartpërmendura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.