E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
389 infektime të reja dhe 13 viktima nga COVID19 në vend
Lajme

389 infektime të reja dhe 13 viktima nga COVID19 në vend

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë shifrat e të infektuarve me COVID19 në 24 orët e fundit dhe vihet re një ulje e ndjeshme e rasteve të reja. Kështu në 24 orët e fundit janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.