E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 nëntor kongresi i PS, delegatët do votojnë të emëruarit e Ramës
Lajme

4 nëntor kongresi i PS, delegatët do votojnë të emëruarit e Ramës

Në 4 nëntor, Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm, i cili do të nisë punimet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në këtë kongres pritet të formalizohen vendimet e Asamblesë Kombëtare të mbajtur në shtator, atje ku Edi Rama prezantoi edhe kupolën e re drejtuese të PS-së, ose Sekretariatin.

E ndërsa në Asamble njoftoi largimin e Damian Gjiknurit si Sekretar i Përgjithshëm, funksion që ia besoi Blendi Klosit, pritet që delegatët e Kongresit të PS-së të miratojnë emrat e propozuar nga Rama dy muaj më parë në Asamble.

Blendi Klosi, i cili më parë ka mbajtur postin e Sekretarit Organizativ, ndërsa sot atë Sekretarit të Përgjithshëm, do të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.

Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm. Në kongresin e ardhshëm pritet që të zgjidhen edhe anëtarët e rinj në forumet drejtuese të PS-së.

Ndërkohë në Kongresin e 4 nëntorit, delegatët pritet të konfirmojnë në postet drejtuese të PS-së emrat e propozuar nga Rama si më poshtë:

Sekretar Organizativ Ardian Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduart Ndreca
Sekretare e Gruas Evis Kushi
Sekretar Digjital Etjen Xhafa
Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kuko
Sekretar për Çështjet Zgjedhore Eridjan Salianji

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.