E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 raste të reja me COVID-19 në Krujë
Publik News

4 raste të reja me COVID-19 në Krujë

Janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në qytetin e Krujës.

Mësohet se 3 nga të prekurit janë punonjës të një fasonerie, ndërsa personi i katërt që është infektuar është djali i njërës prej punonjëseve të infektuara.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka mbyllur edhe tregun e fruta-perimeve, për të parandaslur përhapjen e koronavirusit.

Mungesa e kushteve higjienike, mosrespektimi i distancës dhe grumbullimet e qytetarëve apa asnjë lloj mase ka bërë që tregu i fruta-perimeve në Krujë të mbyllet mëngjesin e sotëm.

Në orët e para të mëngjesit, ka pasur një dyndje tepër të madhe të qytetareve për të bërë pazaret, duke qenë se e shtuna dhe e diela janë të mbyllura për çdo lloj aktiviteti dhe banorët janë të ndaluar të dalin nga shtëpitë.

Numri i personave të infektuar në Krujë shkon në 11, së bashku me 4 rastet e konfirmuara sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.