E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 viktima dhe 167 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit
Publik News

4 viktima dhe 167 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 167 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona, duke e çuar në 338 numrin e humbjeve të jetës që nga fillimi i pandemisë.

Situatë e rënduar paraqitet në spitalet COVID, ku po marrin trajtimin 179 pacientë, ku 18 janë në terapi intensive, nga të cilët 8 të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë:

Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për strukturat arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë në gatishmëri, por kërkohet kontributi dhe bashkëpunimi i nxënësve e prindërve, mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë cdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë.

Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre.

Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Ju informojme se situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:

Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:

88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.

Respektoni distancimin fizik

Vendoseni maskën

Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.

Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)

Testime totale                   74766

Raste pozitive                    11520

Raste të shëruara            6615

Raste Aktive       4567

Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2317

Durrës                   516

Shkodër                357

Lezhë                    268

Elbasan                 232

Korçë                    209

Fier                        185

Vlorë                     163

Kukës                    140

Berat                     84

Dibër                     49

Gjirokastër         47

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.