Rama: “Ftoj Bashën të mos dëgjojë me Berishën”
Në fjalën e tij para gazetarëve nga Kryeminstria, i pyetur nga këta të fundit është shprehur se nuk ka propozim tjetër në tavolinë përveç atij të bërë dje në Presidencë. Rama tha se tani është mundësia e PD-së nëse do që të ketë sytë te procesi zgjedhor dhe tek policia, burgjet e shkollat.
“Nuk ka propozim tjetër. Marrëveshja është në tavolinë. Është mundësia e PD-së t’i këtë të dy sytë në procesin elektoral ku mund të monitoriojë burgjet, policinë dhe arsimin.” – tha Rama.
Rama zbulon se ka propozuar një zëvendëskryeministër që e vendos PD-ja, por jo anëtar partie dhe deri tek kontrolli mbi naftën shtetërore.
Deklarata e Ramës
I kam propozuar një mekanizëm të opozitës brenda qeverisë për të vëzhguar nga afër në kohë reale zhvillimin e procesit në këto drejtime: Trupë mësimore, administratë, Polici dhe burgje.
Zv. ministër i propozuar nga PD por jo anëtar i PD të vihet në krye të një task force për të garantuar mos përfshirjen në proces në favor të shumicës të të gjithë këtyre pjesëve të trupit të shtetit
Ky së bashku me një përfaqësues nga BE, SHBA dhe OSBR do të ketë detyrën e monitorimit të plotë të sjelljes së shteti në fushatë mbi bazën e një rregulloreje të përcaktuar ku do të përcaktohen të gjitha pikat që nuk duhen shkelur që nga nafta e automjeteve shtetëror
Legalizimet i ndërpremë vetë
Ministria e Brendshme një zv. ministër i propozuar nga PD por jo anëtar me një përfaqësues të SHBA dhe OSBE monitorojnë gjithë sjelljen e policisë në teren
12 drejtoret e policisë në varësi të këtij zv.ministri
Edhe me arsimin një zv. Ministër i propozuar nga PD, por jo anëtar partie dhe me përfaqësues të huaj në çdo drejtori rajonale të merren në kohë reale ankesat.
Po kështu edhe për burgjet që të mos votohet si në kohën e Sali Berishës
Rama gjithashtu ka thumbur Bashën duke i kërkuar të bëhet lideri që nuk është dhe të mos e dëgjojë më Berishën.
“Ftoj Bashën të mos dëgjojë me Berishën, por të udhëheqë PD-në e të bëhet lideri që nuk është!” – është shprehur Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



