42 nxënës të helmuar në Fier nga spraji
Helmimi i 42 nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica” ngjarje e ndodhur për të dytën herë në këtë shkollë është shkaktuar nga një nxënës i kësaj shkolle i cili cilësohet si problematik.
Policia në njoftimin e saj bën me dije se nxënësi i këtij gjimnazi ka hedhur një spraj djegës dhe irritues për lëkurën i cili ka shkaktuar dhe helmimin e disa prej nxënësve të cilët u dërguan me urgjencë në spital.
Detaje të reja mbi këtë ngjarje bëhen me dije nga gazetarja Laureta Roshi e cila ka qenë në vendingjarje dhe ka parë çdo skenë, nga situata e renduar e nxenesve, tek paniku i prindërve dhe më pas agresioni ndaj medies.
“Djemtë problematik dhe rasti i përsëritur. Ne Gjimnazin e Fierit “Janaq Kilica”, shkruan ajo në një postim të saj ku ka theksuar se institucionet janë përpjekur të mos japin informacione mbi ngjarjen.
Nxënësi i cili është shoqëruar për tu marrë në pyetje, për herë të dytë sot hodhi spraj duke shkaktuar një situatë paniku që u bë e dukshme për shkak të numrit të lartë të nxënësve që u paraqitën me bllokime në frymëmarrje.
Postimi i gazetares:
Djemte problematik dhe rasti i përseritur. Ne Gjimnazin e Fierit “Janaq Kilica”.
Paniku te prinderit dhe agresioni ndaj medias per te mos perhapur lajmin nuk edukon mire te rinjte, thjesht tregon apatine zyrtare qe trembet nga perballja me realitetin. Nje shkolle me oficere sigurie, me psikologe e mesues profesioniste u vu ne qender te lajmit te dites. Fatmiresisht jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ndodhi ne katin e pare te godines egzistuese dhe ne oren e pushimit. Nxenesi K.L pohon se para se te fillonte pushimi nje mesuese kish hyre ne klase dyshuese dhe i kish pyetur. Pastaj ndersa hynin per vazhdimin pas pushimit paniku nga ankesat e para perfshiu gjithe nxenesit. Probleme me frymemarrjen.
Informacion paraprak i policise tregon s
“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.” Nderkohe qe sprajti i perdorur tregetohet ne supermarkete dhe blihet lehte. Mesa duket ngjarja e pare u mbulua pa masa disiplinore kur ndodhi ne godinen qendrore te gjimnazit, ishte periudha qe nje emision publikoi skandalin dhe abuzimin me nxenesit ne shkollen e muzikës. Per heren e pare u hesht , oficeria e sigurise po menaxhonte rastin.
Tani per here te dyte, nxenesit e perseriten situaten me sakte paniku u be i dukshem per shkak te numrit te larte te nxenesve qe u paraqotene bllokime ne frymemarrje.
Ne mjedisest e spitalit, urgjenca u blinduea nga policia dhe zyrtaret lokale me fytyrat dyshuese po ama ishin aty..dhe stand up e kolegeve pas perqafimeve me ta raportuan pranine e tyre fatndjellese pe r shendetin e nxenesve.
Veprimet e “harrakateve te pandeshkua” me mase disiplinore heren e pare, dhe mos reagimi zyrtar per. Skandagllet e vazhdueshme ne shkollat e Fierit po tronditin besimin e prinderve te arsimi publlik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



