E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
42-vjeçarja hodhi foshnjen në lumë/ Burri: Nuk e dija që ishte shtatzënë
Lajme

42-vjeçarja hodhi foshnjen në lumë/ Burri: Nuk e dija që ishte shtatzënë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në ditë më parë në Krujë, ku Leta Koçi, 42 vjeç, dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj pasi e ka lindur në banesë. Ajo e futi foshnjën në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin e Tapizës.

Ngjarja u zbulua vetëm pasi ajo shkoi të merrte ndihmë mjekësore në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe më pas është zbuluar se ajo ka kryer një lindje.

42-vjeçarja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër.

Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë, e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë. Por policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe për të po bëhen verifikime.

42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve, ku më i madhi 20 vjeç, ka dëshmuar momentet e para për efektivët se ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pajetë.

Në polici 42-vjeçarja ka thënë se nuk e dinte ku ekzaktësisht e kishte hedhur foshnjën duke e rrëfyer atë pas insistimit të hetuesve që më gjetën beben e sapolindur të gjinisë vajzë në bregun e lumit Tapizë brenda një qeseje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.