E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4200 firmat për thirrjen e Kuvendit dorëzohen në PD, Paloka: Do mbahen sekret
Lajme

4200 firmat për thirrjen e Kuvendit dorëzohen në PD, Paloka: Do mbahen sekret

TIRANË – 4200 firmat e mbledhura nga Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, janë dorëzuar këtë mbrëmje në selinë blu.

Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha dhe të tjerë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura, ndërsa vetë ish-kryeministri nuk u shfaq në ambientet e selisë ku është shpallur “non grata.

Më herët, ish-kryeministri deklaroi se firmar do t’i dorëzohen kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka. Kuvendi është vendosur më 11 dhjetor, ndonëse lideri i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend anti-amerikan.

Në një reagim për mediat, Edi Paloka deklaroi se emrat e firmëtarëve do mbahen sekret, ndërsa shtoi se vetë nuk ka firmosur.

“Po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit, për të mbledhur Kuvendit. Firmat janë depozituar në zyrën time bashkë me formularët. Nuk ka asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë kuvendit të PD-së. Do ngrihet një komision për t’I verifikuar. Anëtarët që kanë firmosuar kanë kërkuar që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre. Prandaj formularët do qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur ditën e Kuvendit. Unë nuk e kam firmosur formularin, por jam I detyruar të zbatoj kërkesën”

Këtë të martë ambasadorja Yuri Kim deklaroi se SHBA nuk do të bashkëpunojë me një të shpallur “non grata”, por vetëm pak orë më vonë, Sali Berisha deklaroi se do të rikthehet si kryeministër i Shqipërisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.