E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
44-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident
Lajme

44-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Sipas mediave vendase, policia e gjeti shqiptarin e identifikuar si Eduart Shaka jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Drejtuesi i Golfit që u përplas me Fiat Punto-n e shqiptarit është nën hetim.

Bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Carbonera. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta, dhe u përplas kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.