E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
47 vjeçarja e masakruar, prej vitesh në konflikt me të afërmit  e ish- bashkëshortit
Publik News

47 vjeçarja e masakruar, prej vitesh në konflikt me të afërmit e ish- bashkëshortit

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja Violeta Gurraj. Në momentin e gjetjes së saj, Policia ka konstatuar plagë e shenja dhune në trup, kryesisht prerje me thikë në pjesën e fytit.

Policia e Shkodrës ka ngritur dyshimet se 47-vjeçarja mund të jetë vrarë, ndërsa nuk përjashtohet as pista e vetëvrasjes.

Këqyrja paraprake e trupit të pajetë zbuloi se në trupin e Violeta Gurrajt ka shenja dhune, ndërsa burimet thanë se ajo ka edhe shenja të prerjes me thikë me fyt.

Këto fakte kanë përforcuar dyshimet se ndaj 47-vjeçares mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën. Trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Ndërkohë, Policia po heton edhe në pistën e vetëvrasjes në banesën ku 47-vjeçarja jetonte e vetme që në kohën kur bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur para 2-3 ditësh, por është zbuluar vetëm mesnatën e kaluar.

Burimet thonë se ka qenë djali i 47-vjeçares që ka lajmëruar Policinë, pasi prej disa ditësh nuk kishte arritur të lidhej me të përmes telefonit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.