E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 persona të plagosur në aksidentin  e  rëndë rrugor
Lajme

5 persona të plagosur në aksidentin e rëndë rrugor

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.  Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën me dije se janë dërguar për kontroll në spital 5 persona. Dy prej tyre udhëtonin me mjetin tip “Benz” dhe 3 të tjerët me mjetin tip” Skoda”.

Policia gjithashtu ka sqaruar se aksidenti ka ndodhur te lagjja e “Shaljanëve”,  ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën të plagosurit.

Uniformat blu nënvizojnë se po u bëhen testet e alkoolit të dy drejtuesve të mjeteve që u përfshinë në aksident.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.