Burime pranë newsbomb.al konfirmojnë se në pranga me urdhër të policisë kanë rënë:
1. Edmond Abazi nga Pogradeci
2.Kristi Maxhari nga Pogradeci
3. Kristian Petani nga Pogradeci.
4.Gerald Yzeirllari nga Pogradeci
5 Gazmor Kukla nga Gramshi
5 të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Trafikim të armëve dhe lëndëve plasëse dhe lëndë narkotike”.
Kujtojmë se operacioni blic është përqëndruar edhe në banesat e dy prej fiseve të njohura si të përfshira në aktivitete kriminale, Çapja dhe Çela.
Forcat Speciale kanë ndërhyrë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” edhe në tregun agro-ushqimor në Elbasan.
Mbrëmjen e djeshme në këtë operacion të drejtuar nga kreu i policisë Altin Qato dhe kryeprokurori i Elbasan ka sekuestruar mina me telekomandë dhe armë zjarri. Të arrestuarit janë nga Pogradeci dhe Gramshim, qytete ku janë zhvilluar edhe kontrollet në banesë.
Paraprakisht mësohet se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 78 lëndë plasëse.
Kujtojmë se dje kryeprokurorja Arta Marku vizitoi Elbasanin ku nënvizoi se ky qytet rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuara, dhe prezente në jetën publike të qytetit me anë të investimeve në tregun privat dhe punët publike.



