5 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fudnit në qytetin e Vlorës.
Burime thonë se 4 raste janë kontakte të të infekturit të djeshëm, ndërsa 1 ësgtë rast i ri që nuk dihet ku është infektuar.
Ditën e djeshme u konfirmua pozitiv me koronavirus një 40 vjeçar i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë, ndërkohë që ka infektuar familjen e tij, ndërsa nuk dihte ende nëse janë infektuar edhe kontakte të tjera të tij.
Numri i të infektuarve në Vlorë ka shkuar në 6, ndërsa me fillimin e sezonit turistik bëhet gjithçka e më e vështirë për qytetin, që futet edhe njëherë në hartën e COVID-it.
Në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve është 1385 persona, mes të cilëve 35 kanë humbur jetën dhe 1001 janë shëruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



