5 shqiptarë emigrojnë çdo një orë nga vendi
Shqipëria po shpopullohet çdo ditë e më shumë. Nga vendi nuk largohen vetëm punëtorë sezonal, por me kontarata pune në xhep apo në kërkim të një pune. Shqipëria nuk ofron asgjë më për forcën punëtore, e cila po kërkon tregjet europiane për paga dhe jetesë më dinjitoze.
Në vitin 2022, u larguan nga vendi rreth 46 mijë persona, niveli më i lartë i 8 viteve të fundit. Sipas përllogaritjeve, çdo një orë nga Shqipëria janë larguar 5 shqiptarë, teksa gjatë 24 orëve numri i të larguarve është 127.
Në ambasadat europiane në Tiranë, radha e personave që presin dokumentacionet është e gjatë. Synimi është largimi pakthim teksa shifrat flasin për mbi 510 mijë shqiptarë të larguar vetëm gjatë kohës që socialistët kanë qenë në pushtet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



