E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5-vjeçarja mbetet e paralizuar nga rriqërat e qenit
Lajme

5-vjeçarja mbetet e paralizuar nga rriqërat e qenit

Mamaja paralajmëron prindërit e tjerë «Kontrolloni fëmijët sa më parë»

‘’Të dashur prindër, çdo moment mund të jetë i vyer kështu që kontrolloni fëmijët tuaj sa më parë. Këpushat janë të shpërndara kudo, por më së shumti tek të vegjlit tanë. E shikoni këtë insekt në qesen plastike, është përgjegjësi kryesor për paralizën e vajzës sime 5-vjeçare Kailyn. Mos nënvlerësoni asnjë rrezik që mund t’u kanoset, ndonjëherë mund të jetë shumë vonë.’’

kail5
Jessica Griffin, një mama amerikane nga Mississippi, nuk do ta kishte menduar kurrë që do të shkruante një postim të tillë në profilin e saj në Facebook.

Megjithatë pas asaj që ndodhi me vajzën e saj dëshiron të informojë të gjithë prindërit mbi rrezikun e këpushave, një insekt i rrezikshëm që në gjuhën popullore njihet ndryshe si rriqërat e qenit. Ishte ditë e premte, kur 5-vjeçarja Kailyn u shtri për të fjetur, për të mos u ngritur për një kohë të gjatë. Kishte kohë që nuk ndihej mirë. Ishte e lodhur, nuk arrinte të shqiptonte fjalët e plota dhe nuk luante si më parë.

Mamaja e re mendonte se ishte një gjendje momentale, derisa ajo zbuloi të nesërmen pas zgjimit një këpushë të madhe në skalpin e vogëlushes. E hoqi menjëherë nga flokët dhe e vendosi në një qese plastike.

Më pas ud rejtua me të bijën menjëherë në spital. Pasi kryen të gjithë testet diagnostikuese, mjekët arritën në konkulzionin se Kailyn ishte prekur nga paraliza e përkohshme e këpushës. Kjo lloj paralize prek fillimish këmbët, më pas gjymtyrët e sipërme duke shkaktuar mpirje të tyre dhe vështirësi për të lëvizur e folur. Ajo shkaktohet nga këpusha femër, e cila pasi thith gjakun e kafshës apo njeriut, kryesisht të fëmijëve të vegjël, lëshon një neutoksinë paralizuese në trup. Kailyn Griffin kaloi plot 5 muaj në spital derisa rifitoi lëvizjen dhe të folurit, megjithatë për të e familjen e saj nuk ka qenë asgjë e lehtë./BURIMI ”THE WASHINTON POST”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.