E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“50% e qendrave të votimit në Shkodër të kyçura”- KQZ thirrje Ademit: Bashkëpuno
Politikë

“50% e qendrave të votimit në Shkodër të kyçura”- KQZ thirrje Ademit: Bashkëpuno

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, në një deklaratë për ecurinë e procesit, shkruan se procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë që në të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Ndërkohë, sipas KQZ përjashtim bën KZAZ 6 në Vaun e Dejës, për shkak të djegies, duke shtuar se 50% të qendrave të votimit në Shkodër, vijojnë të jenë të mbyllura. KQZ i ka bërë thirrje kryetares së Bashkisë, Voltana Ademit, që të bashkëpunojë në respekt të ligjit.p

 

 

kqz

Deklarata e plotë e KQZ: 

Deklarate e KQZ-së për ecurine e procesit

Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po  shpërndajnë materialet zgjedhore drejt  5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ.

Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit.

Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.

Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që ëdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë.

Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.