E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
50 kg tritol biznesit të ndërtimit, gjendet shitësi i eksplozivit
Publik News

50 kg tritol biznesit të ndërtimit, gjendet shitësi i eksplozivit

Policia ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në lagjen nr. 14 në Durrës, ku u vendos 50 kg tritol nga tre persona të paidentifikuar në impiantin që prodhonte çimento.

Prokuroria dhe policia e Durrësit kanë arritur të gjejnë vendin se ku është blerë sasia e tritolit. Ndërkohë tregtari tregon se sasinë e tritolit ja shesin vetëm kompanive të guroreve dhe jo individëve privatë që nuk kanë një licencë për përdorimin e sasive të eksplozivit.

Shitësi u ka treguar policisë listën e kompanive me të cilën ka marrëdhënie tregtare, duke përjashtuar në mënyrë kategorike që tritoli të kishte dalë nga depoja e tij, tek individë privatë të palicensuar.

Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht burime pranë bluve të Durrësit bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore që po hetohen: Mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose mund të jetë një kërcënim për administratorin e firmës.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku tre persona shkuan në biznesin e një shtetasi nga bullgaria, ku lidhën me natriban rojen e firmës dhe për rreth një orë vendosën rreth 50 kg tritol në të jithë perimetrin e biznesit.

Ndërkohë, tritoli nuk u aktivizua sipas specialistëve të forcave xheniere, pasi bateria ishte me voltazh të ulët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.