E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
52-vjeçari flet në polici: U mërzita, s’më dha punë. Më tha që…
Lajme

52-vjeçari flet në polici: U mërzita, s’më dha punë. Më tha që…

52-vjeçari Tonin Prendi është shfaqur krejt i qetë, ndërsa u ka treguar bluve të Lezhës edhe arsyet e krimit që ndodhi një ditë më parë në Mërqi të Lezhës.

 

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se autori, pasi kishte qenë shkues që mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun. Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Prendi.

Kohët e fundit, mes tyre kishte pasur pakënaqësi, që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera. Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Prendi dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit.

Viktima i kishte thënë 52-vjeçarit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët e shtëpisë së tij do t’ia besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës, Gjin Marku ka marrë 3 punëtorë dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. Sapo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Prendi ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij.

63- vjeçari e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka pasur kohë, pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Plumbat e kanë përshkuar tej për tej trupin e Markut, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika e autorit.

Ky i fundit u largua, për t’u arrestuar pak orë më vonë nga forcat e Policisë me ndërmjetësimin e familjarëve të tij. Ndaj Tonin Prendit rëndon akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 07:30 në fshatin Mërqi.

52- vjeçari do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Lezhë në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.