53-vjeçari kishte futur drogë në atlete për t’ia çuar djalit në burg
Si e kishte fshehur lëndën narkotike të ndarë në tre paketime
Një 53-vjeçar me iniciale G.G. është arrestuar nga policia në Fushë Krujë pasi ka tentuar të fusë drogë në burg për t’ia çuar djalit të tij.
Policia bën me dije se ai e kishte futur lëndën narkotike në atlete të ndarë në tre paketime të ndryshme.
“Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë.
Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike.
- Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



