53-vjeçari p*rdhunon disa herë 16-vjeçaren, vajza përfundon në spital
GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi ka përdhunuar një 16 -vjeçe.
Policia njoftonse në periudha të ndryshme kohore, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, ndërsa kjo e fundit ndodhet në spital.
“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme“, njofton policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



