Më vdiq në duar”, flet babai i 10 vjeçarit në Tepelenë. Motra kërcënon …
Pas vdekjes tragjike të 10 vjeçarit në Tepelenë babai i viktimës ka treguar rrethanat e ngjarjes.
Në një deklaratë për News 24 ai tha se djëli vuante nga migrena prej një viti dhe se merrte medikamentë për të. Një ditë më parë e kiste dërguar në spital pasi kishte temperaturë të lartë dhe pas injektimeve të mjekëve është qetësuar.

Mjekët e Tepelenës i kanë drejtuar prindërit drejt spitalit të Gjirokastrës pasi nuk ka mjek pediatër në Tepelenë por prindërit e kanë dërguar në shtëpi.
“Prej një viti e gjysmë fëmija vuante nga migrena. Ne e cuam me temperaturë 39 në spital, ata i bënë një gjilpërë dhe pastaj i zbriti në 36 gradë. Mjekët e spitalit të Tepelenës më thanë ta dërgoj në Gjirokastër por unë nuk e çova. Nuk e çova sepse ai u bë më mirë. filloi të më fliste.
Nga ora 4 e mëngjesit sot ai ishte shumë sëmurë dhe tek shkallët më vdiq. Nuk arrita ta coj deri në spital. Nuk kanë faj mjekët,” tha babai.
E ndërsa një tjetër version ka treguar motra e 10 vjeçarit. Në një prononcim për “Ora News” ajo tha : Vuante vetëm nga migrena. Nuk i vunë oksigjen, pulsi i punonte, e lanë të vdiste. Do kërkoj të mbyllet fare ky spital i Tepelenës nuk bën më, që do marr hak, do marr hak.
Ishte me grip, mbërrin i vdekur në spital fëmija 10-vjeç. Dje prindërit…
Mberrin pa jete nje femije vetem 10-vjeçar ne spitalin e Tepelenes. Mesohet se femija ka qene me gjendje gripale prej disa ditesh dhe se fundi familjaret e kane cuar pa jete ne spital.
Nga te dhenat e para mesohet se femija qe ka humbur jeten eshte nje djale me inciale S. I. Ai u dergua nga prinderit sot rreth ores 05:00 ne spital, por gjithcka ka qene e kote.
“News 24” raporton se nje dite me pare prinderit e kishin cuar per vizite ne spital, por nuk e kane lene dhe e kane marre me vete prape.
Nderkohe qe pritet te behen verifikimet e rastit per te zbuluar saktesisht shkakun nga i cili i vogli ka humbur jeten.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



