E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
533 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID19
Lajme

533 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID19

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 533 raste të reja me koronavirus, nga 2,184 testime të kryera. Po ashtu, në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se si pasojë e virusit e kanë humbur jetën 9 qytetarë.


Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.