E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
57-vjeçari tentoi të vriste me litar   në fyt gruan, arrestohet nga policia
Lajme

57-vjeçari tentoi të vriste me litar në fyt gruan, arrestohet nga policia

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje, e cila und të ishte kthyer në kriminale.

Bëhet me dije nga informacioni i policisë se një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan duke i vënë litarin në fyt.

Por fal ndërhyrjes së menjëhershme të policisë autori është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.

Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.