E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mos kjani per mue. Kjani per vedi e per femijet tuej”!
OP-ED

“Mos kjani per mue. Kjani per vedi e per femijet tuej”!

“Qysh dje verej tue u perserite nji fenomen. Qe me rrezimin e diktatures, vazhdimi i sundimit te klanit grabites asht shnderrue prej luftes ne metoden e zevendesimit. Ne luften kunder tjetrit per keto kohe rezultatin ma te mire e jep zevendesimi, vjedhja e kauzes, heqja e zanit. Ne tv nuk
ndihet zani i kuksianeve. Te intervistuemit jane tashma “çuna tirone” qe me justifikimin e solidarizimit marrin krejt vemendjen e kthehen ne “zanin e protestes”. Se sa trima jane keta “çunat e Tirones” (shpesh pjella bllokut) mjafton me pa se si ka vojte puna ne qytetin e tyne. Qe ne Shqipni ka mbete nji Kukes, Shkoder e Lezhe kjo asht evidente e pjesa tjeter asht kthye ne mishnimin e shprehjes se kryeministrit nji nate para protestes. Tashma qe revoltes se kuksianeve duhet me ia hjeke zanin, me i marre frenat “çunat e Tirones” e me e ba me perfundue ne pleh, si çdo “kauze” tjeter asht fenomen i njoftun, si tane tjeret.

Me qe jena ne kohe Pashkesh, asht e mira me kujtue nji fjale te Kriishtit ne Rrugen e Kalvarit: “Mos kjani per mue. Kjani per vedi e per femijet tuej”!

Doni me i ndryshue gjanat?! Mos kjani per kuksianet, por per vedi! Doni me qene te sinqerte? Kjani per qytetin tuej ku vjedhja e çdo pellambe toke e ka ba te pabanueshem, per shtepijat tueja te permbytuna, per çatite qe ju bien ne krye prej mafiozeve te naftes, per femijet e vdekun
aksidentalisht ne pune te randa, kjani pse ju kane kthye ne sklleven, ne te vdekun qe ecin… keni boll per çka me kja per vedi! Ne se e doni ndryshimin, lejini kuksianet te flasin me za te vet e jo me goje tuej. Bani per vedi nji te njiqindten e asja qe kuksianet bane per vedi e athere diçka ka me ndryshue!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.