E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“6 marsi” Zekthi: Nëse “Shtëpia e Lirisë” do dalë e dyta në zgjedhje, Basha ka humbur legjitimitetin
Lajme

“6 marsi” Zekthi: Nëse “Shtëpia e Lirisë” do dalë e dyta në zgjedhje, Basha ka humbur legjitimitetin

Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet vendore në 6 bashki të vendit.

Anëtari i kryesisë së PD Fitim Zekthi, gjykon se roli i kryetarëve të Bashkive që do të dalin nga këto zgjedhje do të jetë i papërfillshëm, pasi sipas tij ato do të qëndrojnë në detyrë vetëm 1 vit.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se shikon një impenjim shumë të madh nga Shtëpia e Lirisë që sipas tij këto zgjedhje i shikon si një moment vendimtar për qëndrimin e saj në politikë.

Fitim Zekthi: Roli i Kryetarit të Bashkisë do të jetë i papërfillshëm. Nuk do të ketë asgjë në dorë. Do të jetë vetëm 1 vit. Nga pikëpamja e ushtrimit të pushtetit këto janë zgjedhje të parëndësishme.  Këto janë zgjedhje që u shpikën për një llogari politike. Nuk shoh një atmosferë të ngarkuar. Shoh një impenjim shumë të madh të Shtëpisë së Lirisë, e cila mesa duket është autorja e prodhimit të kësaj date zgjedhjesh. “Shtëpia e Lirisë” zgjedhjet i shikon si një moment bazik vendimtar për qëndrimin e saj në politikë. Nuk shoh ndonjë tension të madh.

Ndër të tjera ai tha se nëse “Shtëpia e Lirisë” do të dalë e dyta në këto zgjedhje Lulzim Basha ka humbur legjitimitetin.

Fitim Zekthi: Nëse Shtëpia e Lirisë do të dalë e dyta qartësisht kudo, dhe Basha do të dalë qartësisht duke humbur dukshëm, sigurisht që Basha ka humbur legjitimitetin. Duhet që PD duhet të hyjë në një proces total zgjedhjesh, por megjithatë nuk mendoj se do të ndodh kjo gjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.