E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
6 muaj pa paga punonjësit e inceneratorit të Fierit  shteti paguan miliona euro pronarëve në kërkim
Lajme

6 muaj pa paga punonjësit e inceneratorit të Fierit shteti paguan miliona euro pronarëve në kërkim

Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tiranë janë një nga aferat më të mëdha në vend.

Skandali i tyre thellohet dita ditës, ndërsa sot është bërë një tjetër denoncim, që lidhet me atë të Fierit.

Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë 6 muaj pa marrë rrogat dhe për këtë arsye kanë bllokuar mjetet që depozitojnë mbetjet urbane pranë inceneratorit për t’i kapsuluar.

Pra, ndërkohë që kokat e aferës, që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar vijojnë të pasurohen duke marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve, punonjësit e inceneratorit të Fierit nuk paguhen prej 6 muajsh.

Denoncim është  bërë nga deputeti Luan Baçi, i cili deklaron se administratori Faraudin Arapi dhe kryebashkiaku Armando Subashi po i bëjnë presion punonjësve të hapin portat për depozitimin e mbetjeve.

Denoncimi i plotë:

Inceneratori i Fierit, është afera më e madhe korruptive e Kryeministrit dhe e Subashit që do qeverisë bashkinë e Fierit për herë të tretë!

Sot në këto momente punonjësit e inceneratorit, kanë bllokuar mjetet që depozitojnë mbetjet urbane pranë inceneratorit, jo për djegie, se nuk bëhet fjalë për këtë, por për t’i kapsuluar në gropa të hapura rreth inceneratorit!

Punonjësit kanë 6 muaj pa marrë pagat, mashtrohen dhe gënjehen nga kryetari i bashkisë, Subashi i Ramës dhe nga administratori i vendosur pas vënies në sekuestro të inceneratorit nga prokuroria, i famshmi Farudin Arapi, që administroi firmat piramidale të vitit ’97 dhe që nuk u ktheu asnjë qindarkë qytetarëve që humbën kursimet e tyre në këto firma fantazmë!

Subashi dhe Arapi po u bëjnë presion punonjësve që të hapin portat për depozitimin e mbetjeve dhe janë vënë në vështirësi!

Punonjësit e inceneratorit kërkojnë mbështetjen e mediave, për ta bërë publik shqetësimin e tyre!

Në një kohë kur qeveria kalon miliona euro, për pronarët në kërkim ndërkombëtar,  punonjësit nuk marrin pagat e tyre që janë thërrime para fitimeve që marrin të korruptuarit e Ramës!

SPAK duhet të shpejtojë hetimet dhe të marrë nën hetim përgjegjësit kryesorë të kësaj afere korruptive, me përmasa shumë të medha dhe dëm të madh ekonomik!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.