E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri: Duhet të fillojmë negociatat, është bërë përparim
Lajme

Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri: Duhet të fillojmë negociatat, është bërë përparim

Raportuesi për Shqipërinë në BE Knut Fleckenstein, ka bërë bilancin e vizitës së fundit në Shqipëri.

Eurodeputeti nënvizon se përfundimi është i qartë dhe se duhet që të hapen sa më parë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai thotë se vendi ka bërë mjaft progres dhe se kanë mbetur ende shumë punë për t’u bërë.

“Javën e kaluar kam vizituar përsëri Shqipërinë.

Përfundimi im është i qartë:

Ne duhet të fillojmë tani negociatat me këtë vend. Është bërë përparim, megjithëse kanë mbetur ende shumë punë. S ‘ ka dyshim!

U inkurajova me të vërtetë nga të rinjtë që takova në Tiranë, apo në Universitetin e Durrësit.

Ata meritojnë të gjitha përpjekjet tona për t ‘a sjellë Sqipërinë më pranë BE-së.

Ne mund të kemi opinione të ndryshme rreth shumë vendimeve politike, por për këta të rinj në Tiranë është e vlefshme për të punuar.

Dhe jam i sigurt se studentët e Durrësit do të na ndihmojnë,” nënvizon Fleckenstein.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.