E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhjetë artistë shqiptarë në ekspozitën “Ex Gratia” në Milano
Publik News

Dhjetë artistë shqiptarë në ekspozitën “Ex Gratia” në Milano

Artistët pjesëmarrës janë Bora Baboçi, Alketa Ramaj, Jetmir Idrizi, Stefano Romano, Silva Agostini, Remijon Pronja, Alket Frashëri, Lek M Gjeloshi, Iva Lulashi, Fatlum Doçi.

Kjo ekspozitë realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

“Nuk e pata menduar kurrë më parë se një ditë do të ftoja në Itali 10 artistë shqiptarë të artit kontemporan- shkruan Giuseppe Iannaccone – për të prezantuar veprat e tyre , sot që mundem ti shoh të gjithë së bashku, jam i bindur se, kur artistët bashkohen dhe prekin emocionin njerëzor, atëhere ndodh mrekullia”.

Art House është “Një vend – shprehet Adrian Paci – ku përcillen ide në një shtëpi private që hapet për komunitetin e qytetit të vet dhe ku bashkësia e një qyteti të vogël hyn në dialog me kontributet intelektuale dhe kulturore të botës së madhe të artit, pa humbur intimitetin dhe natyrën e ngushtë të marrëdhënies “.

Në hapësirat e firmës ligjore, midis veprave të Koleksionit Iannaccone, të rikonceptuar për këtë ngjarje do të ekspozohen edhe veprat e dhjetë artistëve kryesorë të programit Art House School 2017, shkruan Atsh.

Ekspozita çelet në 14 prill e do të vazhdojë të qëndroj e hapur për gjithë artdashësit deri 13 korrik 2018 në Collezione Giuseppe Iannaccone, Milano.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.