E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIER/ 61-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten në pemë
Lajme

FIER/ 61-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten në pemë

Një krim i rëndë ka tronditur Fierin këtë të martë. Një 61 vjeçar, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Policia bëri me dije në një njoftim paraprak për mediat se viktima që u vra nga 61-vjeçari është shtetasja Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Ndërkohë që autori i ngjarjes së rëndë që më pas vari veten, është shtetasi Xhevair Hoxha.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.