E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
62-vjeçarit nga Franca i sekuestrojnë 30.000 euro në kufirin shqiptar
Publik News

62-vjeçarit nga Franca i sekuestrojnë 30.000 euro në kufirin shqiptar

Një 62-vjeçari nga Franca i janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës një shumë e konsiderueshme eurosh, të cilat dyshohet se ishin para të pista, të përfitura nga veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip “Mercedez ML”, me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

Shtetasi francez R. M. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.